Nëse ju ka pëlqyer kënga “Nafije” e Young Zerka, nuk keni dëgjuar ende asgjë. Këtë version remix, jemi të sigurtë që thjesht do ta adhuroni.

DJ Geek, Young Zerka, Dafina Zeqiri dhe MC Kresha kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. Ata kanë bërë një remix të “Nafije”, ku secili prej tyre ka ardhur me një stil shumë të veçantë.

Teksti i këtij projekti është shkruar nga Mc Kresha, Elinel, Dafina Zeqiri, Young Zerka dhe Alandy. Muzika dhe melodia e këngës është bërë po ashtu nga vetë këta artistë me miksim të Deard Sylejmanit.

Projekti origjinal “Nafije” është publikuar para një muaj nga Young Zerka. Por ky remiks duket shumë ndryshe nga bashkëpunimet e tjera të artistëve e mesa duket është pritur shumë mirë nga adhuruesit e muzikës së tyre.