Young Zerka është ndër ata artistë që ka sjellë diferencën në tregun muzikor shqiptar. Dhe këtë na e ka përcjellë edhe tek projekti i tij i fundit.

Artisti ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ”Nafije”. Ky projekt e ka pozicionuar këngëtarin në vend të 10-të të klasifikimit të ”The Top List”.

Nëse u intriguat nga titulli i kësaj kënge, na lini t’ju themi që keni plotësisht të drejtë. Dhe po aq e veçantë është dhe natyra e këtij projekti.

Young Zerka ka ardhur disi më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Edhe pse edhe tek ”Nafije” ai i ka qëndruar besnik ritmeve reggaeton, këtë herë i janë shtuar edhe disa elementë të tjerë.

“Nafije” duket një këngë që vjen si ’diss’ për dikë dhe kjo e bën edhe më ‘funny’. Le ta pranojmë, dhe teksti është mjaft i goditur…