“Top 3” është pushtuar nga tre bashkëpunime këtë javë, njëri prej të cilëve ka bërë një rikthim të bujshëm. Sa i përket vendin të parë, sikurse edhe javën e shkuar, është pikërisht bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe 2Ton, “Drejt ne zemer”, i cili vazhdon të dëgjohet dhe votohet pafund nga fansat edhe pse ka vetëm dy javë në klasifikim.
Bashkëpunimi i Lyrical Son, Ledri Vulës dhe Mc Kreshës nuk ka ndërmend t’i largohet zonës së nxehtë të klasifikimit. Ndërkohë që ka mbajtur kreun për 5 javë, “Menemadhe” vazhdon të mbetet në treshen më të dëgjuar, ku për këtë javë renditet në vendin e dytë, duke u ngjitur me një pozicion nga java e kaluar.
Një rikthim të bujshëm në “Top 3” ka bërë bashkëpunimi i Tayna dhe Ledrit, “Aje”. Kjo këngë, e cila solli për herë të parë bashkë dy repera të dashur të publikut shqiptar, është ngjitur me plot 14 pozicione nga java e kaluar, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Pavarësisht se ka 22 javë që është futur në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, “Aje” vazhdon ende të ketë vëmendjen e publikut shqiptar, i cili nuk ndalet së votuari këtë bashkëpunim të goditur.