Parisi, i quajtur ndryshe qyteti i dashurisë, është një ndër vendet që duhet vizituar të paktën një herë në jetë. Shumë artistë shqiptarë kanë zgjedhur të sjellin një pjesë të këtij qyteti të mrekullueshëm përmes videoklipeve të tyre.
Po cilët janë artistët që kanë xhiruar videot e këngëve të tyre në Paris?
“Don’t Say No More” një këngë e Kidës dhe Dj francez Hcue, e publikuar në qershor të vitit 2017-të, është xhiruar pikërisht në Paris. Dyshja ka vendosur që klipin ta alternojë duke e xhiruar në ambjente të mbyllura por edhe jashtë, ky shihet kulla Eifel, e xhiruar gjatë natës. Ky bashkëpunim ka qënë pjesë e listës për plot 137 javë.
Xhensila Myrtezaj, jo vetëm që ka xhiruar videoklipin në Paris, por ajo ka vendosur që kënga e saj të mbajë të mbajë titullin e qytetit romantik. E publikuar në tetor të vitit 2019-të, kjo këngë vazhdon ende të votohet dhe dëgjohet nga publiku i “Top Aëards”, i cili për këtë javë e ka renditur ën vendin e 58-të.
Capital T bëri lëmsh gjithë rrjetet sociale dhe shoëbiz-in shqiptar me një foto të publikuar, teksa qëndronte me pamje nga kulla Eifel, i përqafuar me një femër. Ndërkohëh që thashetheemt nisën të qarkullonin se vajza në foto ishte e dashura e Kapos, artisti publikoi prurjen e tij më të re muzikore, duke zbuluar se vajza ishte protagoniste e klipit. “JE T’AIME” mban titullin kjo prurje muzikore, e cila është publikuar në ditën e Shën Valentinit dhe që është xhiruar në qytetin e të dashuruarve. Për këtë javë ky projekt muzikor mban vendin e 26-të.
Një tjetër këgnë e sapo dalë nga “furra” dhe që është xhiruar pikërisht në Paris është “Vallzimi lamtumire” kënduar nga Klea Kasemi. Klea, e cila gjendet për herë të parë në klasifikimin e “Top Awards” ka zgjedhur pikërisht vendin e dashurisë për të kërcyer vallëzimin e lamtumirës.
Në një sondazh të bërë në “Instagram-in” zyrtar të “Top Awards”, ku fansat janë pyetur se cila është kënga më e bukur xhiruar në Paris, publiku ka zgjedhur “JE T’AIME” të Capital T.