# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Klea Kasemi

Klea Kasemi, e cila studion për Drejtësi, në vitet e ardhshme dëshiron që ta shohë veten një prokurore por kjo gjë nuk e ndal aspak atë të zhvillojë paralelisht pasionin për muzikën, i cili ka nisur shumë kohë më parë.

Nëse do të kthehemi pas në kohë, do të kujtojmë që Klea ka qënë një ndër pjesëmarrëset e “Nje kenge per ty”, “Gjeniu i vogel”, “Olimpiada Turke si edhe dy herë pjesë e “The Voice of Albania”.

Klea ka bërë debutimin e saj në një skenë me “Endacake Zemre” në “Këngën Magjike” ndërsa vetëm pak ditë më parë, ajo ka publikuar “Vallzim Lamtumire”, një këngë që është futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”.

NEWS

27 këngët e reja që solli Shkurti në 29 ditë

Muaji Shkurt i këtij viti përveçse i vecantë se përbëhej nga 29 ditë, ai është konsideruar gjithashtu  special për publikimet e shumta muzikore që ka patur. Duket se fakti që është muaji i dashurisë, artistët vihen në lëvizje duke publikuar projekte muzikore, të cilat i dedikohet dashurisë por edhe tradhëtarëve....

Publiku zgjedh këngën më të bukur që është xhiruar në Paris!

Parisi, i quajtur ndryshe qyteti i dashurisë, është një ndër vendet që duhet vizituar të paktën një herë në jetë. Shumë artistë shqiptarë kanë zgjedhur të sjellin një pjesë të këtij qyteti të mrekullueshëm përmes videoklipeve të tyre. Po cilët janë artistët që kanë xhiruar videot e këngëve të tyre...

A ju kujtohet Klea Kasemi? Njihuni me hyrjen më të re në "The Top List"...

“Top Awards” është një ndër mbështetësit kryesor të talenteve të rinj, duke i promovuar në të gjitha platformat e mundshme. Një ndër këngëtaret më të reja që i është shtuar klasifikimit kësaj jave është Klea Kasemi, në fakt një emër i njohur edhe më parë me publikut. Klea Kasemi, e...