Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”. Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”.

Kënga flet për dhimbjen nga ndarja, ndërsa që në sekondat e parë të publikimit është klikuar nga mjaft fansa që Luizi ka krijuar gjatë më shumë se 4 muajve e gjysmë të qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube. Të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive nga fansat e Luizit.