Kjo verë ka ngritur në këmbë artistët, duke i bërë mjaft aktiv dhe të pranishëm pranë publikut me projektet e tyre muzikore. Pavarësisht punës së tyre të fuqishme, publiku vazhdon të preferojë disa prej këngëve që janë publikuar shumë kohë më parë por që ende shijojnë ritmet e tyre.

Po cilat janë këngët që i kanë rezistuar shumë “verërave” ?

Elvana Gjata – Lejla ft. Capital T & 2PO2

E publikuar rreth tre vite më parë, “Lejla” është një nga këngët që ende vazhdon të ketë vëmendjen e publikut shqiptar. Këtë javë bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2PO2 shënon plot 145 javë dhe duket se do vazhdojë edhe për një kohë të gjatë.Kjo është vera e tretë që kjo këngë vazhdon të mbështetet pafund nga publiku shqiptar, i cili për këtë javë e ka renditur në vendin e 57-të.

Kida – Anderr

Edhe pse ka vazhduar të jetë pranë publikur shqiptar me projekte të reja muzikore, Kida akoma mbështetet nga fansat e saj me projektet muzikore që kanë shumë kohë që janë publikur. Një ndër këngët më jetëgjatë të klasifikimit dhe që i ka rezistuar tre stina verore është “Anderr”, e publikuar në marsin e vitit 2017-të. Ky projekt muzikor, i cili këtë javë shënon 125 javë në listë, është ngjitur me 5 pozicione, duke zënë vendin e 29-të, një pozicion mjaft i mirë për një këngë thuajse tre vjet në “The Top List”.

Ledri Vula – U harrum

“U harrum” e Ledri Vulës është një tjetër këngë që nuk i ka ikur shija. Ky projekt muzikor vazhdon ende të ngrejë publikun në këmbë kudo që dëgjohet. E publikuar Majin e vitit 2017-të fansat  ende e voton këtë këngë edhe pse jemi në verën e vitit 2019-të, duke shënuar plot tre sezone verore.

Por ka dhe shumë të tjera që ia kanë dalë të jenë hite jo vetëm verën e viti të kaluar por edhe këtë verë, të cilat vazhdojnë të votohen pafund nga publiku, duke bërë që të qëndrojnë në listë për një kohë të gjatë.

“Bileta”, “Ti”, “Harroj”, “Don’t Say No More”, “Pe Du” dhe “Kce” të Kidës janë këngët që vazhdojnë të jenë dy verëra në klasifikim. “Columbiana” e Tayna-s është një tjetër këngë që vazhdon të votohet ende nga publiku, duke qëndruar për plot 60 javë në “The Top List”. “Mike” e Elvana Gjatës, Ledri Vulës dhe John Shahut si dhe “Nona” e Ledrit dhe Young Zerkës janë dy këngë që gjithashtu vazhdojnë të shijojnë një tjetër verë të suksesshme.