Viti 2018-të mund të konsiderohet pa frikë një vit që ka patur mjaft prodhimtari muzikore, ku shumë artistë ka sjellë në treg projekte, të cilat janë shndërruar menjëherë në hite.

Shumë artistë ka qënë mjaft aktivë vitin e kaluar, duke prodhuar thuajse çdo muaj këngë të re, duke bërë kështu që në klasifikimin e “The Top List”, ata të mos jenë vetëm me një këngë por me disa. Edhe pse disa prej këngëve kanë kohë që janë publikuar, mbështetja e fansava ka bërë që ato të jenë ende pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.

Po cilët janë artistët që kanë më shumë këngë në klasifikim në fund të vitit 2018-të?

Këngëtarja që kryeson këtë listë është Kida. Artisja 21-vjeçarë ka patur një vit tepër të suksesshëm, duke u shndërruar në një ndër emrat më të përfolur të muzikës shqiptare. Me shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit, Kida nuk ka rreshtur së prodhuari muzikë, duke i mbajtur fansat pranë saj. Kida madje është pjesë e grupit të artistëve me këngët me jetëgjatë në klasifikim pasi projekti i saj “Anderr” gjendet në liste prej 95 javësh. Votat e publikut kanë bërë që këngëtarja të jetë në “The Top List” me 9 projekte muzikore në total. “Merri Krejt”, “Bileta”, “Ti”, “Harroj”, “Pe du”, “Anderr”, “Mas”, “Don’t Say No More” dhe “Kce” renditen përkatësisht në vendin e 21-të, 25-të, 27-të, 37-të, 38-të, 39-të, 40-të, 41-të dhe 43-të.

Artisti që zë vendin e dytë në listën me më shumë këngë në klasifikim është Ledri Vula, i cili gjendet në “The Top List” me 8 projekte muzikore. Duket se vitin e kaluar artisti i ka kushtuar një vëmendje të madhe bashkëpunimve pasi ai gjendet në listë me 6 bashkëpunime dhe dy këngë “solo”, të cilat vazhdojnë të votohen dhe dëgjohen nga publiku shqiptar edhe pse kanë shumë kohë në listë. Këngët si “Aje”, “Mike”, “Princess Diana”, “U Harrum”, “Merri Merri”, “Nona”, “Nasty Girl” dhe “I vogel” renditen përkatësisht në vendin e dytë, 28-të, 42-të, 48-të, 50-të, 58-të, 62-të dhe 71-të.

Sa i përket vendin të tretë janë tre artistë të cilët gjendet me nga 6 këngë secili. Tayna, Rina dhe Capital T vazhdojnë të kenë ende mbështetjen e publikut, votat e të cilit kanë bërë që këngët e tyre të jenë pjesë e “The Top List” për një kohë të gjatë.

Tayna është një artistë që lulësoi në vitin 2018-të, duke shndërruar në një nga këngëtaret më të komentuara të momentit. Çdo këngë e publikuar nga ajo derimë tani është shdnërruar menjëherë në hit dhe gjendet në klasifikimin e “The Top List”. “Aje”, “Columbiana”, “Doruntina”, “Poë Poë”, “Shqipe” dhe “Fake” renditen përkatësisht në vendine dytë,14-të, 16-të, 17-të, 18-të dhe 24-t.

Rina është një tjetër repere që u shndërrua në fenomenin e kësaj vere. Si më këngët “solo” ashtu edhe me bashkëpunimet, Rina ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar, duke bërë që publiku të votojë nga java në javë këngët e saj në “The Top List”, duke përballuar konkurrencën e tregut muzikor. Këngët si “Down on me”, “Gigi”, “Fly”, “Ska Konkurenc”, “Ashiqare” dhe “Mami” renditen përkatësisht në pozicionin e 8-të, 30-të, 32-të, 70-të dhe 75-të.

Sikurse edhe vitet e kaluara, Capital T nuk ka zhgënjyer edhe këtë vit. Artsiti, i cili ka qënë tepër i anagazhuar me koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka ardhur me disa projekte vitin e kaluar, të cilat kanë rezultuar tepër të pëlqyera për publikun shqiptar. Këngët si “Pasha jeten”, “Lejla”, “Andiamo”, “Bomba”, “Pse po ma lun lojen” dhe “O ma”, pozicionohen përkatësisht në vendin e 47-të, 63-të, 68-të, 73-të, 79-të ndhe 88-të.

Butrint Imeri, Yll Limani dhe Mozzik janë tre artistë që i përkasin grupit të këngëtarëve me më shumë këngë në “The Top List” me nga 5 këngë secili. Treshja e këngëtarëve ka patur një vit të suksesshëm, duke sjellë disa projekte muzikore. Butrint Imeri gjendet në listë më këngët: “Bakllava”, “Kush?”, “Xhanem”, “Alea” he “My Charie”, të cilat renditen përkatësisht në pozicionin e parë, 9-të, 10-të, 11-të dhe 12-të. Nga ana tjetër, Yll Limani ka sjellë disa bashkëpunime dhe këngë “solo” vitin e kaluar por ato që ende vazhdojnë të votohen dhe dëgjohen nga publiku janë: “Krejt ti fala”, “Vaj”, “Dritat”, “A ja ka vlejt” dhe “Autumn Leaves”, të cilat renditen përkatësisht ën vendin e 19-të, 26-të, 46-të, 55-të dhe 85-të. Pavarësisht se ka patur një vit të vështirë sa i përket karrierës muzikore, duke qënë se u shkëput nga shtëpia diskografike me të cilën bashkëpunonte prej vitesh, Mozzik arriti t’ia dilte dhe këngët e tj menjëherë u përqafuan nga fansat e toj, të cilët i qëndruan tepër besinkë. Projektet e tij muzikore si “Nana”, “Madam”, “Papa”, “Para Siempre” dhe “Ghetto” renditen përkatësisht në vendin e 33-të, 44-t, 54-t, 56-të dhe 72-të.