Edhe këtë javë kreu vazhdon të qëndrojë i njëjti. Është përsëri “Dale” nga Butrint Imeri, Kida dhe Ledri Vula që rimerr frerët e “The Top List”, duke u cilësuar si kënga më e suksesshme e kësaj vere, më e votuara dhe që ka qëndruar më shumë javë në vend të parë.

Ajo që mund të ndryshojë çdo gjë më renditje është klasifikimi i javës së ardhshme. “Dale” mund të rrezikohet ndjeshëm nga këngët e tjera pretendente për vendin e parë. “Llafe Llafe” nga Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son renditet këtë javë në vend të dytë. Me vetëm 3 javë në klasifikim, kjo këngë po ngjit ndjeshëm shkallët e suksesit. Edhe pse çdo projekt i Dafinës është i sigurtë që do të kthehet në hit, ky bashkëpunim me Lyrical Son ka goditur në shenjë. “Llafe Llafe” është ngritur me 11 vende nga java e kaluar dhe gjasat janë që mund të ‘kërcënojë’ “Dale”.

Vendi i tretë për këtë javë i takon Mozzik dhe Loredanës me “Nese Don”. Kjo këngë është rritur me dy pozicione nga java e kaluar. Mesa duket ndarja e bujshme e dyshes ka qenë ndoshta reklama e duhur për t’i shtuar suksesin këtij projekti. Presim që Top 3 këtë javë do të jetë një ‘luftë’ e fortë mes këtyre këngëve dhe me gjasa mund të kemi shumë surpriza në klasifikimin e të shtunës.