Vendi i parë në klasifikimin e “Top Awards” këtë javë i përket sërish Capital T dhe këngës së tij më të re, “Diego“. Ashtu si edhe javën e kaluar, pas një debutimi të suksesshëm, fansat e kapos vijojnë të jenë mjaft aktiv, duke i dhënë artistit të tyre, mbështetjen e merituar.

Vlashent Sata ka arritur të rrëmbejë vendin e dytë me projektin e tij më të ri “Frymë“, i cili është një ndër projektet më të vecanta për artistin, të cilit i është dashur të punojë me shumë se cdo projekt tjetër.

Mono“, një ndër prodhimet muzikore më të bukura të muajit mars, vijon të jetë pjesë e zonës së nxehtë të klasifikimit. Treshja e artistëve, Alban Kondi, Bojken Lako dhe Kastro Zizo, vazhdojnë të votohen nga ana e publikut shqiptar, duke u renditur në vendin e tretë, pavarësisht faktit se ka humbur një pozicion krahasuar me një javë më parë.

Për tre javë rresht, Kleoniki ka rrrëmbyer vendin e 4-t me “Goddess LikeMe“, duke vijuar të jetë një ndër këngët që publiku shqiptar preferon shumë. Kjo është java e 5-të që artistja i është bashkuar klasifikimit të “Top Awards” me “Goddess LikeMe”.

Pavarësisht se u kritikua paksa për projektin e saj më të ri, “Prologue“, pasi publiku e priste me ritmike, Ronela Hajati këtë javë është pozicionuar në vendin e 5-të, duke u ngjitur me 17 pozicione na java e kaluar.

Nëse dëshironi të shihni klasifikimin e plotë të 100 këngëve, klikoni këtu.