Vlashent Shata gjithmonë e më shumë rrit nivelin e pjekurisë së tij profesionale, vokale dhe atë instrumentale, duke i ndërthurur ato edhe me tekstet e tij të ëmbla. “Me Dasht” është projekti i tij më i ri, ku të gjithë këto veçori bashkohen së bashku dhe formojnë meloditë perfekte të këngës.

“Me dasht” është publikuar rreth një muaj më parë, por është bërë pjesë e klasifikimit të ”The Top List” këtë javë. Ky projekt vjen si një himn dashurie i përjetshëm.

Tekset e Vlashentit tanimë e kemi kuptuar që janë poezi, janë të ndjera, sjellë përmes një gegërishteje të ëmbël. Dhe ”Me dasht” nuk kishte si t’i shpëtonte stilit unik të artistit.

“Me dasht” sepse një ditë në vit nuk mjafton me dasht, kështu thotë Vlashenti. Kënga u publikua më 8 Mars dhe jo pa qëllim, por që të tejkalonte një dhuratë, apo një mendim.

Nëse flasim për videoklipin, këtu nuk kemi fjalë tjetër për të thënë veçse: perfeksion. E gjithë idea dhe realizimi i klipit, është tërësisht i një tjetri nivel.

Vlashenti di si të dallojë nga artistët e tjerë padyshim dhe gjithmonë sjell diferencën me artin e tij. ”Me dasht” renditet në vend të 10-të të listës së kësaj jave.