Një surprizë klasifikimi dhe renditja e këngëve në krye për sa i përket kësaj jave. Duket se shumica e këngëve në vendet më lart të listës janë këngët lidhur me “Big Brother VIP”.
Beatrix Ramosaj ka rrëmbyer fronin këtë javë me këngën “Faj”, një këngë që ajo e krijoi menjëherë pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Sigurisht që “Faj” lidhet me eksperiencën e saj brenda “BBV” dhe lidhjes së saj romantike të krijuar me Donald Veshaj.
Një tjetër këngë që ka bërë bujë të madhe që nga çasti i publikimit ka qenë dhe “TL” apo “Toxic Love”. Kënga e krijuar nga Elgit Doda flet për një dashuri toksike dhe fakti që një nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”, siç është dhe Donaldi, ka shprehur se është bazuar në një histori të tijën të dashurisë, i shtoi akoma edhe më shumë famë këtij projekti.
Nga ana tjetër nuk kishte si të mungonte dhe Fifi. Artistja e talentuar e krijoi “Diell” teksa ishte akoma brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Duket se ajo kohë ka ndikuar mjaft pozitivisht në krijimtarinë e Fifit. “Diell” pozicionohet këtë javë në vend të katërt.