Vazhdojnë surprizat edhe për këtë javë për sa i përket klasifikimit të “The Top List”. Kreu i listës së kësaj jave ka shkuar për Killuan me këngën e tij të suksesshme “Bagëti e bujqësi”. Kjo këngë është rritur me 1 pozicion nga klasifikimi i kaluar dhe na mbetet të shohim se sa gjatë do të qendrojë në fron.

Për sa i përket vendit të dytë, ai ka shkuar për Adrianon me “Por favor”, me vetëm një vend më lart nga klasifikimi i javës së kaluar. “Kuku” e Butrint Imerit ka arritur të pozicionohet në vend të tretë me 6 vende në ngjitje nga java që lamë pas.

Vendi i 4-të ka shkuar këtë herë për një këngë që na ka fiksuar që të gjithëve, me pak doza dashurie toksike. Është fjala për “TL” e Elgit Dodës dhe ne mendojmë se me këto ritme, ky projekt do të vazhdojë të na surprizojë. A do të mund ta konkurrojë Killuan për të marrë fronin?

Surpriza e kësaj jave ka qenë vendi i pestë me një rikthim të projektit që bëri namin gjatë sezonit të verës, “Dale”. Bashkëpunimi i Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulas padyshim që është një ndër më të suksesshmit dhe më të dashurit për publikun.