Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga koha kur është krijuar, klasifikimi i “The Top List” vazhdon t’i rezistojë kohës dhe të jetë një ndër klasifikimet më të përfolura në vend.

Po cilat janë këngët dhe artistët që kanë kryesuar klasifikimin nga viti 2015 deri në vitin 2019?

Nëse do të kthehemi pas në vitin 2015-të, pikërisht kur edhe lindi ideja e këtij klasifikimi, ka qënë Ledri Vula dhe projektin e tij i shumëpërfolur “SRMN”, ai që është renditur në vendin e parë. Pavarësisht se ka qënë një hyrje e re, publiku ka arritur ta rendisë menjëherë në vendin e parë falë sugjerimeve të shumta. Kujtojmë se “SRMN” ishte kënga e parë që theu rekord në “The Top List”, duke u renditur në vendin e parë për 4 javë rresht.

Viti 2016-të ka renditur në vendin e parë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme të atij viti dhe bëhet fjalë për “Kryt Nalt”, e sjellë nga 2PO2 dhe Unikkatil. “Kryt Nalt” përvec muzikës së bukur, përmban gjithashtu një mesazh të fuqishëm. Kjo këngë është një lloj revolte e akumuluar prej 17 vitesh, pas luftës në Kosovë, që i bëhet sistemit momental që nuk sjell asnjë risi për popullin. Ky bashkëpunim ka mbajtur kreun e listës për katër javë në total.

Sa i përket vitit 2017-të, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani vendosën të publikonin një bashkëpunim që u shndërrua shumë shpejt në këngën më të preferuar, duke lumturuar të gjithë, vecanërisht prindërit. Komente mjaft pozitive mori kjo këngë, në të cilën u shfaq për herë të parë edhe zëri i ëmbël i Amelisë, vajzës së ciftit të njohur.

Ndërrimi i viteve për 2018-ën u ëmbëlsua edhe më shumë nga bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Gjikos, “Bakllava”. Kjo këngë, e cila e vijoi suksesin e saj edhe në të gjithë vitin 2019-të, ka kryesuar për 5 javë listën e “Top Awards”. Dyshja e famshme ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u prezantuar tek publiku shqiptar, me një titull që ka tërhequr vëmendjen.