Vetëm pak javë më parë Fifi bashkoi forcat me Gent Fatalin për të sjellë një hit vere. “Pikturë” mban titullin projekti i tyre që ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
Balada tregon historinë e një çifti që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin e që janë mirënjohës për dashurinë e tyre. Të dy emocional dhe shumë të ndjerë, Fifi dhe Gent Fatali kanë sjellë përmes notave muzikore një tekst të denjë për romantikët.
E tashmë, në vetëm një muaj nga publikimi, kënga ka arritur mbi 10 milion klikime në platformën YouTube dhe këtë e ka bërë me dije Fifi me anë të një postimi në Instastory duke festuar kështu këtë sukses të këngës. “Pikturë” renditet në vend të 25-të për këtë javë.