Disa projekte të reja mjaft të fuqishme këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Madje që kanë arritur dhe një pozicionim mjaft të mirë duke u renditur në Top 10. Ja për kë bëhet fjalë…

“Për dashni” nga Capital T ka arritur të rrëmbejë menjëherë vendin e dytë dhe të pozicionohet shumë pranë kreut. A do ia dalë të shkojë vallë në vend të parë?

“Tdu”, bashkëpunimi i ri i Ledrit Vulës dhe Kidës i ka pozicionuar në vend të 6-të të klasifikimit. Megjithatë deri tani sipas fansave, ka qenë më i pëlqyeshëm bashkëpunimi i tyre me Butrint Imerin në ”Dale”.

Pas tyre vjen menjëherë një tjetër bashkëpunim, ai i Fifit dhe Gent Fatalit. ”Pikturë” është renditur në vend të 7-të për këtë javë.