Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Ajo është mjaft aktive në muzikë duke sjellë herë pas here projekte të reja.

Së fundmi ajo bashkoi forcat me Gent Fatalin për të sjellë një super hit të titulluar “Pikturë”. Ky projekt e ka renditur dyshen në vend të 6-të për këtë javë.

Pa u plotësuar ende 1 muaj nga publikimi i kësaj kënge, projekti ka arritur mbi 8 milion klikime në platformën YouTube dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke na treguar dhe disa nga prapaskenat e videoklipit.

Gëzuar 8 milion. Shfletoni për të shijuar prapaskenat e #Pikturë