Kreu i kësaj jave mbetet i pandryshuar nga java e kaluar. Luiz Ejlli vazhdon të qëndrojë në fron, por surprizat më të mëdha janë në Top 5.

Vendi i dytë këtë javë ka shkuar për “Një gotë” nga Vanesa Sono. Kjo baladë romantike është pëlqyer shumë nga fansat dhe është rritur me 17 vende.

Në vend të tretë renditet “Eyes on me” nga Threex. Projekti i tre motrave është prej 4 javësh pjesë e listës dhe këtë herë është rritur me 9 pozicione.

Duket se Ardian Bujupi dhe The Ironix me “Yarnana” nuk po i ndahen Top 5. Me 2 vende më poshtë nga java e kaluar, ata renditen këtë herë në vend të katërt.

Top 5 këtë javë e mbyll një hyrje e re në listë. Bashkëpunimi i 2po2 dhe Capital T, “Muzikë Mahalle” ka rezultuar shumë i suksesshëm mes ndjekësve dhe votat e tyre e kanë renditur menjëherë në vend të pestë.