Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për të sjellë një projekt të ri muzikor që mban titullin “Amore”, duke shënuar kështu nisjen e sezonit veror për ta. Dyshja kanë qenë të ftuar në studion e “Lancio” në Top Albania Radio, për të folur më shumë për këtë duet, por jo vetëm…
Çfarë vlerësoni më shumë tek njëri-tjetri?
Adion: Vanesa është njeriu më i fortë që kam parë ndonjëherë. Më pëlqen mënyra si i bën gjërat.
Vanesa: Adi është personi që mund të ulet dhe të ta përfundojë gjithë këngën për 10 minuta.
Çfarë ju inspiron juve?
Adion: Mua më inspiron Ola.
Vanesa: Ndërsa mua më inspiron kjo gjëja që Ola dhe Adi kanë, dashuria. Gjithmonë nga dashuria kam shumë inspirim.
Si e shikoj sot tregun muzikor shqiptar?
Vanesa: Normalisht ka vështirësitë e veta, varet dhe se çfarë zhanri fokusohesh. Duhet shumë punë, shumë mund, investim nga të gjitha anët. Por thjesht duhet që ta duash me të vërtetë shumë.
Çfarë vjen së shpejti nga ju?
Vanesa: Balada, kështu që me siguri do të jenë këngë që do të publikohen gjatë dimrit.
Adion: Kemi dhe dy këngë të tjera bashkë.