Pamela Malasi që në fëmijëri ka qenë e pasionuar ndaj muzikës dhe teksteve të këngëve. Edhe pse ka studiuar biznes në Amerikë, muzikën e ka pasion  të cilin duket se do e vazhdojë gjatë. “Hearts beat the same” është kënga e parë e publikuar prej saj, të cilën e ka shkruar përgjatë pandemisë dhe vjen si thirrje motivuese për të rinjtë pavarësisht sfidave. Prej katër javësh Pamela i është bashkuar listës së klasifikimit të Top Awards dhe aktualisht renditet në vendin e 78-të. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Pamela na ka folur më shumë rreth projektit të saj të parë.

“Hearts beat the same”, kënga jote e parë e publikuar për të cilën je frymëzuar përgjatë pandemisë. Përse vendose ta nisësh karrierën tënde në muzikë pikërisht me këtë këngë, çfarë ka të veçantë?

Unë kam qenë me studime kur e kam shkruar këngën, në 2020 kur sa kishte filluar pandemia. Kam pasur dhe dy shoqe të tjera atje dhe ato shkuan tek familjet e tyre. Unë mbeta vetëm. Më erdhi si një frymëzim për të thënë se çdo gjë do të shkojë mirë, për gjithçka që po ndodhte. Ka qenë një periudhë dileme për mua, nuk dija nëse do qëndroja jashtë apo do kthehesha në Shqipëri. Unë kam studiuar në SHBA, jo për muzikë por për biznes. Deri tani jam e kënaqur që e bëra këtë gjë. Po më insipron që e bëra. Muzika është vendi ku unë gjej paqe dhe largohem nga bota. Më vjen mirë që ja ofrova vetes ta realizoja këtë.

Cilët dëgjues ke dashur të tërheqësh më së shumti me “Hearts beat the same”?

Brezi i ri e ka dëgjuar më së shumti. Nga mosha 16 vjeç e lart. Dua të jem me rrymën e kohës, sepse më duket sikur jam vetë një ‘shpirt i vjetër’.

Kush ka qenë personi i pare që e ka dëgjuar këngën tënde?

Mami dhe shoqja ime e ngushtë e kanë dëgjuar për herë të parë këngën. Familja ime nuk e dinte që unë e kisha këtë prirje për muzikën. Mami e pëlqeu shumë sepse ishte këngë e qetë dhe tha se do ta dëgjojë gjithmonë para se të flejë.

Një këngë të cilën e ke punuar prej kohësh, por ama zgjodhe ta publikosh në 18 shkurt. Ka një domethënie data? Përse e mbajte të fshehtë këtë pasion?

Unë jam shumë detajiste. Doja që kënga dhe videoklipi të ishin të gjitha në rregull. Doja që të dilte një art, ashtu siç unë e kisha imagjinuar.

Një videoklip i veçantë në të cilin ke sjellë disa koncepte. Na trego pak për realizimin e tij.

Enxhi Vogli ka qenë regjisori i klipit. Por kemi kontribuar të gjithë nga pak. Mua më ka pëlqyer momenti i bojës, kur hedh bojën simbolizon tëlësh diçka pas, të hedhësh pas krahëve. Unë e vlerësoj shumë artin, e vlerësoj më shumë njerëzit që fokusohen më shumë tek arti sesa tek komerçializmi.

Po punon për projekte të tjera aktualisht? Çfarë ke në mendje? Kur pritët të jetë gati? Sërish do këndosh në anglisht?

Kam një projekt tjetër ndërmend. Dua të jetë pak më zhurmë se ky i fundit. Plus kemi dhe verën para dhe të shohim se çfarë mund të dalë. Dua t’i dedikohem muzikës, më shumë si një hobi.