Këtë javë në klasifikimin e “The Top List” kemi një artist të ri, i cili quhet Elon. Por cili është ai? Zbuloni më shumë…

Elon është një artist shqiptar nga Maqedonia e Veriut i lindur në Tetovë. Producent 22-vjeçar i zhanrit Elektronik të muzikës (kryesisht Dance Music) me 4 këngë të lançuara në të gjitha platformat muzikore, ku me këngën “Somewhere Over the Rainbow” ka arritur deri 500.000 shifrat e dëgjueshmërisë në të gjitha platformat muzikore botërore.

Pas suksesit të “Somewhere Over the Rainbow”, janë lançuar edhe 4 këngë: “Midsummer”, origjinali i lançuar më datë 29 Maj, 2021. “Wicked Game”, Dance Cover nga kënga e Chris Isaak e lançuar më datë 9 Tetor, 2021. “Day Dreaming”, Dance Cover me vokal të këngetares së cilësuar si “Queen of Soul”, Aretha Franklin, e lançuar më datë 29 Dhjetor, 2021.

Po ashtu, Elon ka lançuar edhe një Dance Cover ku në pamundësi për të marrë të drejtat e vokalit, kënga figuron vetëm si remix në rrjetin YouTube. “Stealers Wheel – Stuck In the Middle With You (Remix by Elon)” e lançuar më datë 26 Janar, 2021. Pas ketij kontinuiteti, duke i grumbulluar të gjitha kompozimet, shifrat e dëgjueshmërisë në të gjithë platformat muzikore botërore kanë arritur deri 600.000 dëgjues. Nga artisti Elon, në vazhdim priten edhe shumë projekte të reja dhe bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë.

“Day Dreaming” e ka pozicionuar Elon në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.