# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Tuna

Tuna, emri i vërtetë i së cilës është Altuna Sejdiu, ka nisur të merret me muzikë që në moshën 15-vjeçare. Vajza nga Shkupi, e njohur për mbarë publikun shqiptar si Tuna prej kohësh kishte krijuar imazhin skenik të vajzës capkëne. Kështu ajo e bindur që zotron mjaftueshëm zë skenik dhe premisat e kërkuara për të bërë një artiste të kompletuar, i bindi edhe fansat e saj që Tuna është mjaft kreative dhe e suksesshme. Tematika e këngëve të saj, jeta private, lidhjet, martesa, divorci, ndarja, lidhjet e reja, bashkëpunimet, rivaliteti me koleget janë disa nga temat të cilat prej vitesh i japin Tunës epitetin e këngëtarës më të përfolur të estrades shqiptare. Por a ka qenë Tuna gjithmonë e tillë? Po, nëse kthehemi në retrospektivë, tek paraqitjet e saj të para, videoklipet, përkundër disa ndryshimeve si në dukje si në jetën e saj ajo në thelb ka mbetur e njejta, po kaq e përfolur dhe aktuale.

Ajo me këngët e saj ritmike është bërë shumë shpejt e pëlqyer në Kosovë, Maqedoni dhe ne Shqipëri. Joshëse edhe pse servir performancën e një vajze të fortë, Tuna ka krijuar imazhin skenik të vajzës çapkëne. U bë e njohur me këngën “Machomen” me të cilën u shpall fituese e festivalit “Nota-fest” në Shkup. Eshte bija e sportistit të njohur në historinë shqiptare, Shaban Sejdiut nga fshati Bllac i Shkupit.

NEWS

Fifi shkëlqen në bashkëpunimin me Tunën!

Dy artistet e njohura dhe shumë të dashura për publikun Fifi dhe Tuna kanë bashkuar forcat për të sjellë bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Melaqe”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar madje menjëherë në vend të pestë. Të dy këngëtaret...

Fifi dhe Tuna arrijnë një super sukses me projektin e tyre!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lançoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila...

Bëhuni gati sepse bashkëpunimi i Fifit me Tunën po vjen shumë shpejt!

Fifi ka qenë mjaft aktive kohët e fundit duke sjellë shpesh projekte të reja, qofshin ato solo apo edhe bashkëpunime. Dhe një i tillë duke se po vjen shumë shpejt. E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të...

Daljet e atyre me 2-3 javë në klasifikim. Çfarë ndodhi?

Çdo javë “The Top List” bën klasifikimin e këngëve më të dëgjuara dhe të votuara, projekte muzikore të cilat arrijnë ta përballojnë këtë treg kaq konkurrrues. Ndërkohë që disa prej këngëve kanë “zënë rrënjë”, duke u shpalluar si projektet muzikore më jetëgjatë në klasifikim, ka edhe nga ato këngë të...

Tuna i rikthehet “tallavasë"

Tuna bëri një rikthim mjaft dinjitoz, pas një pauze muzikore, duke sjellë një album, për të cilin vetë ajo kishte ëndërruar shumë dhe e riktheu artistën në Tunën e “vjetër” dhe romanike. Ndërkohë që kanë kaluar thuajse 8 muaj nga publikimi i albumit të saj të fundit, i cili mori...

Ja tre këngët e Tunës nga 7 që arritën të klasifikohen në "The Top List"

Tuna ka bërë një rikthim dinjitoz në muzikë pas një shkëputje të gjatë muzikore. Këngëtarja nga Shkupi është shndërruar në qendrën e vëmendjes për shkak të publikimit jo të një kënge por 7, të përmbledhura në një album që mban titullin “Fortuna”. “Një album për të cilin kam ëndërruar shumë...

Tuna si Elvana

“Një album për të cilin kam ëndërruar shumë gjatë“, kështu është shprehur këngëtarja e njohur Tuna, për albumin e saj të ri “ForTuna”, i cili e ka rikthyer artisten në Tunën “e vjetër” dhe romantike. Ky album, i cili përmban në total 7 projekte muzikore, është cilësuar si një roman...