Fifi ka qenë mjaft aktive kohët e fundit duke sjellë shpesh projekte të reja, qofshin ato solo apo edhe bashkëpunime. Dhe një i tillë duke se po vjen shumë shpejt.

E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Tuna teksa i bëri edhe tag artistes. Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”

E mesa duket një ‘Ask’ komplet rastësor u bë ‘sebep’ për një bashkëpunim mes tyre që gjasat janë të vijë më shpejt nga çfarë mendonim. Teksa, dy këngëtaret u takuan me njëra-tjetrën para disa ditësh duke na treguar se kanë nisur të punojnë mbi duetin e tyre, ndoshta artistet kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit.

Thënë kjo nga postimi më i fundit i Tunës, ku teksa ka postuar foto të sajat, ku duket në të njëjtin vend me fotot e shpërndara dhe nga Fifi disa çaste më parë, komenti i kësaj të fundit është ai që na ka tërhequr vëmendjen.

Oouuu macooooo… si do ja vendosim emrin këngës?

https://www.instagram.com/p/Cey27tOtcd6/