Dy artistet e njohura dhe shumë të dashura për publikun Fifi dhe Tuna kanë bashkuar forcat për të sjellë bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Melaqe”. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke u pozicionuar madje menjëherë në vend të pestë.

Të dy këngëtaret kanë shkëlqyer në këtë projekt të ri dhe kanë rrëmbyer zemrat e fansave. “Melaqe” ka shënuar dhe rikthimin e Tunës në muzikë pas një pauze të gjatë. Mund të themi se “Melaqe” padyshim që do na shoqërojë gjatë gjithë verës.