Pas rikthimit të saj në industrinë muzikore, Tuna nuk di të ndalet. Pas shumë vitesh, ajo ka publikuar një projekt solo, i cili titullohet “Qa bone”.

Dëgjuesit janë shprehur se i mungonte me të vërtetë prezenca e saj në industri dhe zëri i saj mjaft i veçantë. “Qa bone” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe menjëherë mori të gjithë vëmendjen e fansave.

Kjo jo vetëm për shkak të rikthimit të Tunës në një projekt solo pas disa bashkëpunimesh. Por gjithashtu dhe për paraqitjen e saj mjaft seksi.

Tuna diti si t’i ngrejë mjaftueshëm temperaturat dhe në klip dukej thjesht e mahnitshme. All eyes on Tuna…