Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja kohët e fundit ka qenë mjaft e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.

Fifi ka publikuar mjaft bashkëpunime këtë periudhë. I fundit ka qenë pikërisht ai me Gjikon, “Djegi krejt”, që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë duke u renditur në vend të 5-të, një sukses i menjëhershëm duhet thënë.

E më pak se 1 muaj më parë, Fifi erdhi gjithashtu me një tjetër bashkëpunim. “Melaqe” titullohet projekti i saj i përbashkët me Tunën, një artiste po ashtu mjaft e pëlqyer nga publiku. Ky projekt pozicionohet në vend të dytë për këtë javë.

Të dyja këto projekte rezultuan mjaft të pëlqyera dhe shumë të suksesshme. Por duke qenë tek bashkëpunimet, ne kemi ngritur një sondazh. Ku shkëlqeu më shumë Fifi, në bashkëpunimin me Gjikon, apo në atë me Tunën? Përgjigjet ishin këto; 55% janë shprehur në bashkëpunimin me Gjikon, ndërsa 45% në atë me Tunën.