Kjo verë ka qenë e mbushur plot me këngë e mbi të gjitha bashkëpunime mes artistëve më të njohur shqiptarë. Mund të themi pa frikë se kjo mund të quhet vera e bashkëpunimeve.

E të shumta ishin të tilla projekte edhe këtë javë. Teksa votimet e publikut në faqen tonë zyrtare janë të qarta, ku ata pozicionojnë sipas renditjes këngët dhe artistët e tyre të preferuar, po në rrjete sociale kush është më i preferuari?

Ditën e kaluar ne ngritëm një sondazh në InstaStory ku pyetëm ndjekësit në Instagram se cili ishte për ta dueti më i pëlqyer i kësaj jave. Këto ishin rezultatet; 46% kanë pëlqyer më shumë duetin e Skerdit dhe Tunës, 34% atë të Elinel dhe Lyrical Son, ndjekur nga Samanta dhe Pitt Leffer me 20%.

Po e njëjta pyetje u ngrit edhe në sondazhin në Youtube Community në Top Albania Radio. Me shumicë votash prej 45% ka qenë më i pëqyer bashkëpunimi i Elinel dhe Lyrical Son, 39% janë përgjigjur për Skerdin dhe Tunën dhe 16% për Samantën dhe Pitt Leffer.