Nëse e keni ndjerë motin teksa ftohet këto ditë, si thoni sikur t’i nxehim pak temperaturat? Nëse po, atëherë kaloni pak nga videoklipi i ri i Tunës!

Artistja ka publikuar projektin e saj më të fundit në bashkëpunim me Markel Gogën, që mban titullin “Ani” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Dhe na lini t’ju themi që përveç se këngës që është mjaft interesante, ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte paraqitja e saj, që të thuash seksi është pak.

Tuna na ka treguar edhe njëherë se të qenurit një mami, nuk ndikon aspak për keq në një karrierë të mirëfilltë muzikore. Madje këtë na e kanë treguar edhe artistë të tjerë, si Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Aurela Gaçe, Elinel, Mc Kresha, Lyrical Son dhe shumë të tjerë.

Por megjithatë, kemi dhe artistë ‘single’ që po ecin mjaft mirë në karrierë. Përmendim këtu Elvana Gjatën, Besa Kokëdhimën apo Dafina Zeqirin.

Nga ana tjetër kemi dhe disa artistë të tjerë ‘që bëjnë si beqarë’. Të gjithëve besojmë se ju kujtohet “Boom Boom” nga Ledri dhe Mozzik.

Madje na lini t’ju sjellim ndër mend frazën: “G po na dojn’ edhe pse kem f’mij’”. Pra, artistët tanë na vërtetojnë se karriera nuk ‘merr fund’ kur bëhesh mami ose babi.