Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lançoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthmin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. “Melaqe”, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lançimit ka arritur plot 1 milion klikime në platformën YouTube.