Bashkëpunimi i kësaj jave që i bashkohet listës është ai i NRG Band dhe Tunës. “Prej teje se prita” erdhi si surprizë për publikun dhe deri tani është pritur mjaft mirë duke u kthyer në një nga këngët më të dëgjuara.

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

“Kthehna”, “Melaqe” dhe “A je” janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë Tunës, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja erdhi me një duet me NRG Band me titull “Prej teje se prita”.

NRG Band është një grup muzikor mjaft i pranishëm në tregun muzikor shqiptar, duke i mbijetuar gjithë këtyre viteve, duke qëndruar gjithmonë të bashkuar. Muzika e tyre varjon nga ajo ritmike tek romantikja por një gjë është e sigurt, publiku përqafon çdo prurje të re muzikore të këtij grupi.

“Prej teje se prita” e ka pozicionuar këtë bashkëpunim në vend të 85-të të klasifikimit të “The Top List”. Ndërkohë, ja se si e kanë pritur njerëzit këtë projekt bazuar në komentet e tyre në YouTube.