MIRIAM CANI u lind më 30.05.1985 në Elbasan, Shqipëri. Kur ishte 5 vjeç ajo u shpërngul për në Gjermani së bashku me prindërit dhe vëllain e saj. Përveç shkollës, Miriami mori mësime për Kanto dhe Kërcim, luante teatër, u përfaqësua në shumë klube sportive dhe që në fëmijëri skenën e kishte si shtëpinë e saj.
Në moshë të re ajo mori pjesë në disa shfaqje ku interpretoi me sukses dhe në këtë mënyrë ajo fitoi eksperiencat e saj të para në skenë. Me grupin e saj shkollor në vitin 2000 ajo mori Dëshminë e saj të parë. Pasi u zgjodh në një Transmetim në Internet ndër 5 këngëtaret më të mira, ajo fitoi si çmim një Workshop një-javor në Stage School në Hamburg, i cili mbështeti shtyu më tej edhe dashurinë e saj për musicals. Nga mosha 14 vjeçare, për tre vite rresht ajo mori rregullisht mësime për piano dhe kanto.
PRELUDERS
Në vitin 2003 ajo fitoi në Transmetimin POPSTARS ndër 35.000 aplikantë të tjerë dhe u bë pjesë e Grupit Fitues PRELUDERS. Kënga e saj e parë “Losing my Religion” që në javën e parë pati një rekord shitjesh më shumë se 680 000 herë.
Prej vitesh ajo vazhdon karrierën e saj muzikore në Shqipëri dhe është e martuar me kantautorin e famshëm Alban Skënderaj, me të cilin ka një vajzë.