Ndërkohë që jemi në mes të sezonit të verës, artistët nuk ndalen së prodhuari muzikë të re, duke qëndruar sa më pranë fansave të tyre. Eshtë një nga periudhat e vitit, kur këngëtarët punojnë më shumë, duke marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

Po kush është hiti i verës derimë tani?

Në një sondazh të bërë në rrjetet sociale, fansat kanë përzgjedhur këngën e cila i ka bërë të kërcejnë pafund derimë tani. Kënga më e votuar deri tani është bashkëpunimi i njohur i Kidës dhe Ermal Fejzullahut, “Tela”, i cili ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut shqiptar. Edhe pse vazhdon të renditet në zonën e nxehtë të klasifikimit, “Tela” ka mundur të zërë vendin e parë vetëm një javë.

Vendin e dytë si kënga hit e kësaj vere është një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për “Duamë”, kënga romantike e çiftit të famshëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Pavarësisht se nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të zënë vendin e parë, kjo kënga me ritme mjaft verore është pozicionuar mjaft mirë në këto 5 javë që është futur në klasifikim.

Ndërsa në vendin e tretë janë dy këngë, që kanë votat thuajse të afërta në numër dhe bëhet fjalë për “Caliente” të Tayna dhe “Hajt Hajt” të Butrint Imerit. Të publikuara të dyja në muajin qershor, këto dy projekte muzikore janë cilësuar gjithashtu si dy ndër hitet e kësaj vere.

Nga këta artistë, Kida, Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe Tayna janë pjesëmarrës në koncertin e madh të Digitalb në Sheshin Skënderbej, më datë 15 Korrik,  në orën 18:00.