Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër dyshet më të preferuara të publikut. Ata jo pak herë na kanë shkrirë zemrat me bashkëpunimet e tyre duke na sjellë këngë shumë romantike. Dhe i tillë ka qenë dhe projekti i tyre i fundit.

“Zemër përmbi zemër” titullohet kënga e tyre më e re që i është bashkuar listës këtë javë. Përsëri një këngë romantike që është tipik për natyrën e të dy artistëve. Kjo këngë është përqafuar shumë mirë nga publiku dhe votat e tyre e kanë renditur këtë projekt në vend të tretë të klasifikimit të “The Top List”.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin.  I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël.