Dyshja e njohur e skënës shqitare, Miriam Cani dhe Alban Skëndëraj, janë shndërruar sërish në qendër të vëmendjes dhe kjo falë disa surprizave në jetën personale por edhe në karrierën muzikore.

Dasma e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj

Pavarësisht se kanë 12 vite që njihen me njëri-tjetrin, çifti i i njohur, i cili ka gjithashtu edhe një vajzë me emrin Ameli, kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa foto nga momentet e dasmës, ku shfaqen së bashku me vajzën e vogël. Ceremonia e martesës është mbajtur në ishujt Maldive, në datën 7 maj ashtu si dhe ata vetë kanë shkruar, ku Miriam dhe Albani shfaqen të dy të veshur me të bardha.

“Duame”, më shumë se një këngë për Miriam Canin dhe Alban Skënderaj

Ndërkohë që  u mendua se po shijonte disa pushime në Maldivë, çifti i dashur i publikut shqiptar, jo vetëm që u martuan por punuan gjithashtu për një këngë që ka një kuptim tepër domethënës për dy artistët.

“Duam” titullohet ky bashkëpunim i ri i Mirimanit dhe Albanit, në klipin e të cilin çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë. Me një tekst romantik, kjo këngë ka ardhur tepër ritmike, duke i paraprirë stinës së nxehtë të verës.

Prodhuar nga Lorenc Aliaj, “Duamë” është futur menjëherë në “The Top List” dhe është renditur në 5-shen e këngëve më të nxehta në listës, ekzaktësisht në vendin e 4-t.

Koncerti i Alban Skënderaj në Prishtimë

Pas një suksesi të jashtëzakonshëm në Shqipëri, Alban Skënderaj ka vendosur që koncertit e tij “Hapësira e një endrre” ta zhvillojë edhe në Prishtinë. Do të jetë pikërisht data 19 qershor, kur do të mbahet ky event i veçantë, në të cilin priten të marrin pjesë shumë dashamirës të muzikës së Albanit. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Albani është shprehur se do të jetë një koncert disi jo i zakonshëm, i kombinuar me rryma të ndryshme muzikore.