Ata janë padyshim dyshja më simpatike e showbiz-it shqiptar. E kemi fjalën për Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një nga gjërat që fansat e tyre çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Çifti gëzon edhe dy fëmijë, vajzën Amel dhe djalin Duam.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.

Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”. 

E tashmë ata po bëhen gati të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri. Së fundmi Albani ka postuar një video me disa momente ndryshe të çiftit të cilët po xhirojnë videoklipin e këngës së tyre më të fundit.

Ai shihet në video teksa tremb dhe ngacmon Miriamin kur ajo nuk e ka mendjen gjatë xhirimeve duke thënë me shaka se “prapaskenat nuk janë dhe aq romantike”. Diçka është e sigurt, fansat mezi po e presin këtë bashkëpunim mes çifitit duke marrë parasysh dhe suksesin e këngëve të tyre të mëparshme.