E kush më mirë sesa një ish-konkurrent do ta përfaqësonte më mirë skenën e “The Voice Kids”. Yll Limani, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të “The Voice of Albania”, do të përjetojë sërish emocione sonte.

Tashmë Ylli i është rikthyer skenës emocionuese të “The Voice” por kësaj radhe jo si konkurrent por për të ngritur në këmbë publikun me projektet e tij të suksesshme.

Këngëtari dhe kantautori i njohur do të jetë i pranishëm në natën e tretë “live” të “The Voice Kids”, mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel.

Ylli po vazhdon të shijojë sukseset e njëpasnjëshme të projekteve të tij muzikore, të cilat sa vijnë dhe rrëmbejnën zemrat e publikut, i cili nuk rresht së votuari këngët e artistit të preferuar në “Top Awards”.

Falë mbështejes së fansave, Ylli me bashkëpunimin e tij me 2po2, “Dritat”, ka mundur të kryesojë listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe pse ka 20 javë në klasifikim.

Artisti është gjithashtu në listë edhe me një tjetër bashkëpunim, i cili ka 38 javë që ndodhet në klasifikim. “Besom” e Dj Dags, PM dhe Yll Limanit për këtë javë mban vendin e 66-të.