Edhe këtë javë në “The Top List” duket se vendi i parë në klasifikim nuk ka ndryshuar, por vazhdon të mbetet i njëjti. Treshja e artistëve, Bruno, Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni, kryesojnë me këngën “Nina” për dy javë deri tani. Kjo këngë po pëlqehet shumë nga publiku që vazhdon dhe e voton për të qenë në fron.

Ndërkohë në vend të dytë për këtë javë kemi Alban Skënderaj dhe Elgit Doda me “Parajsa Ime 2 (Billionare)”. Ky projekt është lançuar në të njëjtën kohë me “Nina” dhe janë shumë afër me njëra-tjetrën. “Parajsa Ime 2” është ngritur me 2 pozicione nga java e kaluar dhe po konkurron fort treshen e artistëve.

Surpriza e kësaj jave qendron në vendin e tretë. Projekti i shumëpritur mes Butrint Imerit, Kidas dhe Ledri Vulas, “Dale” është një hyrje e re në klasifikim dhe është renditur menjëherë në vendin e tretë. Kënga është pritur tejet mirë nga publiku dhe duket se po korr një sukses të jashtëzakonshëm që nga minutat e para të publikimit të saj. Mbetet për t’u parë a do të ngrihet në renditje javën tjetër.

Ndërkohë një nga këngët që ka rezistuar gjatë në “Top 5” për disa javë me rradhë ka qenë “Loti” i Elvana Gjata. Megjithatë, kënga ka zbritur me 2 vende nga java e kaluar. Mesa duket publiku ka zgjedhur që këtë sezon veror t’i shoqërojnë këngë më ritmike.

Në vend të pestë edhe për këtë javë qendon Ronela Hajati me këngën e saj “Aventura”. Edhe pse këngëtarja ka publikuar projekte të reja, kjo këngë duket të jetë më e pëlqyera e publikut.