Klasifikimi i “Top Awards” sjellë surpriza në 5-shen më të nxehtë të saj këtë javë.

Ndryshe nga një javë më parë, kur vendin e parë e mbante Elvana Gjata me këngën e saj “Thirr”, këtë javë, Cricket dhe Yll Limani ka përmbysur kreun, duke u pozicionuar të parët me këngën “Ndoshta”.

Elvana Gjata, e cila për dy javë rresht ka qëndruar në krye të listës, këtë javë ka humbur një pozicion, duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Edhe pse shënon 8 javë në listë, Butrint Imeri vazhdon ende të preferohet nga publiku me “Phantom”, duke qëndruar në zonën e nxehtë të listës. Ky projekt muzikor nuk ka pësuar asnjë ndryshim me një javë më parë, duke u pozicionuar në vendin e tretë.

Ajo që mund të quhet padiskutim surpriza e javës është bashkëpunimi i Stresit, Finem dhe Solo, “Per veti”, i cili është ngjitur me 11 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 4-t.

“Nale” e Adriano dhe Elio Deejay është rikthyer në zonën e nxehtë të klasifikimit, duke u ngjitur me 3 pozicione nga java e kaluar dhe duke u pozicionuar kështu në vendine 5-të.