Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është “Benzi”.

Projekti i tij më i fundit muzikor është “Lutem”, një projekt solo i gjithi dedikuar dashurisë. ”Lutem” ishte një projekt i paralajmëruar prej pak kohësh dhe që fansat mezi po e prisnin. 

Në vetëm një javë, kënga jo vetëm që numëron mbi 3 milion klikime, por ka arritur të bëhet dhe pjesë e “The Top List”. Një sukses vërtet i madh ky për artistin e sidomos në këtë sezon veror ku nuk kanë munguar hitet e shumta dhe bashkëpunimet.

Kishte kaluar pak kohë që kur Finem ishte pjesë e listës, por padyshim që pritja ia vlejti. ”Lutem” e ka pozicionuar artistin në vend të 94-të për këtë javë.