Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është “Benzi”.

Projekti i parë i Finem për këtë vit ka qenë një sukses mjaft i madh për artistin, ku edhe pse ka muaj që është publikuar, kënga “Meteor” ka hyrë këtë javë në ”The Top List”. Publiku e ka përkrahur mjaft këtë projekt, të cilët shprehen se ka një melodi perfekte dhe një tekst me mjaft kuptim.

Disa muaj më parë kur Finem paralajmëroi këtë projekt të ri, ai dha disa detaje më shumë për fansat e tij lidhur me të. Ai u shpreh asokohe se kjo këngë në fakt është realizuar që në 2019-ën dhe është e bazuar në historinë e vërtetë të një mikut të tij i cili fatkeqësisht nuk jeton më.

“Meteor” e ka sjellë artistin shumë ndryshe dhe larg diss-eve me të cilat jemi mësuar ta dëgjojmë. Ky projekt e ka renditur Finem në vend të 100-të për këtë javë.