Prej dy javësh rresht, kreu i klasifikimit të “The Top List” nuk ka ndryshuar por kjo javë ka sjellë mposhtjen e kreut.

Që prej javës së parë të publikimit, “Me fal” u rendit në krye të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke mos e lëshuar për dy javë rresht.

Gjatë kësaj jave, bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Florit, ka marrë më shumë vota, duke bërë kështu që të mposhtë suksesin e Elvanës. Ndërkohë që javën e kaluar mbante vendin e dytë, falë mbështetjes së fansave, dyshja e talentuar, mban vendin e parë.

Ndërsa sa i përket vendit të tretë, Kida ka mposhtur Yll Limanin me projektin më të ri muzikor “Ti”, duke e zhvendosur në vendin e 6-të.

Kjo javë ka sjellë disa projekte të reja në listë këtë javë, të cilat janë renditur mjaft mirë edhe pse kanë pak kohë që kanë dalë në treg.