Mozzik dhe Loredana janë shndërruar në një ndër çiftet më të pëlqyer të shobiz-it shqiptar. Ndërkohë që kanë një raport të shkëlqyer në marrëdhënien e tyre si burrë edhe grua, dyshja po shkëlqen edhe në fushën muzikore me projektin më të fundit muzikor, “Romeo & Juliet”.

Nërkohë që ka vetëm dy javë që i është bashkuar klasifikimit të “The Top List”, kjo këngë ka rezultuar tepër e pëlqyer dhe këtë e tregon më së miri pozicionimi i saj në klasifikim.

Falë votave nga ana e fansave të dyshes, ky projekt muzikor, është ngjitur me 16 pozicione nga java e kaluar, duke u futur në 5-shen e këngëve më të dëgjuara dhe të votuara të listës, duke zënë ekzaktësisht vendin e 4-t.

Ndërkohë që kjo këngë ka marrë tepër vlerësime nga ana e publikut shqiptar, ka patur nga ata që kanë kritikuar përdorimin e gjuhës gjermane. Edhe pse në tekst, Mozzik ka një pjesë ku këndon shqip, duket se fansat shqiptar nuk janë shumë të kënaqur, duke komentuar se duhet të kishte kënduar më shumë shqip.

Ndërkohë që i janë afruar shumë zonës së nxehtë, nuk dihet nëse kjo këngë do kapë kreun javës tjetër pasi kjo varet nga votat e fansave, të cilët duhet thënë se janë shumë të zjarrtë.

Nga ana tjetër dyshja gjendet në klasifikim edhe me këngë të tjera “solo”. Loredana dhe projekti i saj “Sonnenbrille” për këtë javë mban vendin e 40-të ndërsa Mozzik gjendet në listë me 5 këngë të tjera si “Nana”, “Madam”, “Pa Pa”, “Para Siempre” dhe Ghetto, të cilat renditen në vendet: 39 -të, 49-të, 55-të, 63-të dhe 89-të.