Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Së fundmi Mozzik ka sjellë këngën e tij më të fundit “Daddy”. Ky projekt mjaft interesant ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List” duke e renditur reperin në vend të 19-të.

E realizuar gjithashtu edhe me një videoklip, kjo këngë mjaft ritmike shpalos më së miri stilin e artistit. Zhanri i tij rrep dhe tingujt e veçantë e plotësojnë ashtu siç duhet këtë këngë.

“Daddy” ishte kënga e fundit e reperit e publikuar në vitin që lamë pas. Përveç tekstit, melodisë apo realizimit, gjithashtu mjaft i veçantë është dhe videoklipi ku në shihen ngjashmëritë me skenat nga filmi “The Dictator”, respektivisht nga roli i gjeneral Aladeen, që luhet nga Sacha Baron Cohen.