Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që rezultojnë shumë të pëlqyera.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. 

Sukseset e Loredanës nuk kanë të ndalur e vetëm pak më parë reperja me anë të një Instastory ka treguar se tashmë ka arritur një tjetër sukses. Reperja ka tejkaluar zyrtarisht 1.2 miliardë transmetime në ‘Spotify’. Ajo mbetet artistja femër më e transmetuar gjermanishtfolëse në këtë platformë.