Një tjetër bashkëpunim i shtohet klasifikimit të ”The Top List” për këtë javë. Loredana dhe Yll Limani sapo na surprizuan me një projekt muzikor për këtë fundvit që lamë pas.

Projekti më i ri i tyre mban titullin ”Kriminele” dhe erdhi si një dhuratë festash për të gjithë fansat e tyre. ”Kriminele” mund ta themi me plot gojën se ishte ’bomba’ që duhej për ta mbyllur vitin 2022.

Ajo cilësohet si një këngë me mjaft adrenalinë dhe që në ditët e para ka arritur të grumbullojë komente pozitive nga dëgjuesit. Padyshim nga një dyshe e tillë artistësh pritej shumë dhe ata u siguruan të vinin me një projekt shumë të veçantë nisur që nga videoklipi i cili i ngjason një filmi.

Në këngë, Loredana është ‘kriminelja’ dhe këtë na e vërteton më së miri ‘partneri’ i saj, Yll Limani. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë muzikor dhe duket se u pëlqye menjëherë nga publiku. ”Kriminele” renditet në vend të 10-të të listës për këtë javë.