Kënga më e fundit e Samanta Karavellas, ka ardhur së fundmi me një frymë krejt të re nga naBBoo me një remix fantastik. Ky projekt është një nga më të rejat që i është bashkëngjitur listës së “Top Awards” për këtë javë.

Remixi i këngës “Mala” është fiks ajo që na nevojitet për këtë sezon veror. Me një videoklip shumë të nxehtë, siç janë edhe këto ditë, projekti është pëlqyer shumë nga publiku. Ky version i ri ka provokuar akoma dhe më shumë se origjinali dhe deri tani ka rezultuar tejet i sukseshëm.

Sikur të mos mjaftonte që Samanta ngriti mjaftueshëm temperaturat me origjinalin e kësaj kënge, ky version premton të shoqërojë ditët dhe netët e nxehta të momentit. Duket se naBBoo goditi në shenjë me zgjedhjen e kësaj kënge. Momentalisht versioni remix i “Mala” renditet në vend të 29-të të klasifikimit në “The Top List”.