Loré është padyshim një nga artistet më të talentuara të tregut muzikor shqiptar dhe me një zë karakteristik që arrin ta dallojë nga të tjerët. Së fundmi ajo është bërë bashkë me naBBoo për të na sjellë pak “Extasy” këtë fillim vjeshte.

Dhe pikërisht kështu mban titullin projekti i tyre më i ri i publikuar së fundmi. “Extasy” rrëmbeu menjëherë vëmendjen e publikut të cilët me votat e tyre arritën ta fusnin menjëherë këngën e tyre në klasifikimin e “The Top List”.

“Extasy” ka arritur një pozicionim mjaft të kënaqshëm këtë javë. Duke qenë ende një hyrje e re, ky projekt e ka renditur Loré dhe naBBoo menjëherë në Top 20, e më saktësisht në vend të 13-të të listës.

E mesa e njohim ne Loré dhe sipas parashikimeve tona, kënga e dyshes do të vazhdojë të rritet edhe më shumë gjatë javëve në vijim. Por le të presim edhe pak për ta zbuluar.