Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja duke u rikthyer kështu fuqishëm në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë. Edhe pse artistja njoftoi se do të hiqte dorë nga Festivali i Këngës, ajo ka surprizuar ndjekësit duke publikuar një këngë të re titulluar “U Pa”.

Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ri të javës në “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut. “U pa” është një baladë tejet e ndjerë, tipike për stilin e Samantës.

Edhe pse e kemi parë më shpesh me projekte të tilla, Samantës i shkojnë për shtat gjithashtu dhe këngët ritmike. Edhe pse artistja na kishte munguar prej kohësh, duket se tashmë do ta kemi të pranishme më shpesh në skenë dhe jo vetëm.

Madje para pak ditësh, Samanta ishte gjithashtu në mesin e artistëve që kanë performuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për Natën e Bardhë. E duhet thënë se u çmallëm mjaftueshëm me të dhe me hitet e saj më të mira ndër vite.

“U pa” e ka renditur këngëtaren në vend të 99-të të listës për këtë javë. Mezi presim projektin e saj të radhës…