Ai është një artist që mban vulën e gjithçkaje kur bëhet fjalë për muzikën dhe tekstin e këngëve, duke na dhuruar hite të njëpasnjëshme. Pra është pikërisht Yll Limani, artisti që falë dedikimeve ka sjellë për publikun këngë mjaft të preferuara dhe dëgjuara.

“Engjej” është një nga prodhimet më të fundit muzikore të Yll Limanit, e cila këtë javë ka arritur të klasifikohet si kënga që ka marrë votat më të shumta, duke u ngjitur me plot 70 pozicione.

Në javën e dytë të hyrjes në listë, kjo prurje e veçante e Yllit ka arritur të renditet në vendin e 28-të, një pozicion ky majft i rëndësishëm për listën e “Top Awards” që përbëhet nga 100 këngë.

Kujtojmë gjithashtu se Limani është një ndër artistët me më shumë këngë ne listë pasi derimë tani ai numëron 9 projekte muzikore në klasifikimin e “Top Awards”, disa prej të cilave kanë shumë kohë që janë pjesë e listës.

Këngët si “S’ki me m’pa”, “Nuk po kalojka”, “Krejt ti fala”, “Pse je me to”, “Harrom”, “Vaj”, “A don hala” dhe “A ja ka vlejt” pozicionohen përkatësisht në vendin e 34-t, 36-të, 44-t, 45-të, 50-të, 55-të, 58-të dhe 78-të.

Nëse java në vazhdim do e gjejë “Engjej” të renditur në “Top 10”, kjo mbetet në dorën e fansave të ç

mendur ndaj Yll Limanit.