Ajo është rikthyer më fuqishëm se kurrë më minialbumin “3” dhe ka marre vlerësime maksimale nga publiku. Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, e cila di gjithmonë si ta bëjë për vete publikun.

Që në javën e parë të publikimit të këtij albumi, i cili përmban në total 6 këngë, vetëm dy këngë kanë mundur të jenë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. “Me Fal” është një nga këngët, e cila ka thyer rekord, duke zënë menjëherë vendin e parë. Ndërsa projekti tjetër që është futur në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare është “Vec nje pike”, e cila për këtë javë është pozicionuar në vendin e 38-të.

Duket se ky pozicionim është i duhuri pasi në një sondazh të bërë në Instagramin e “Top Awards”, ku fansat janë pyetur se cilën prej dy këngëve që ndodhen në klasifikim, preferojnë më shumë, 87% kanë votuar “Me Fal” ndërsa 13% kanë zgjedhur “Vec nje pike”.

Por cila nga 6 këngët e këtij albumi është më e preferuara e publikut shqiptar? “Top Awards” ka shtruar këtë pyetje në rrjetet sociale dhe shumica e komentuesve kanë zgjedhur “Me Fal” por ka patur edhe nga ata përdorues të rrjeteve sociale që kanë zgjedhur  edhe “Xheloz” si një ndër këngët më të bukura të këtij albumi.